Lajme

Haradinaj: Ministri i Kurtit me qëllim po i injoron veteranët

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 07 April 2020

Ministri i Financave Besnik Bislimi tha që veteranët e UCK-së nuk do të përfshihen në pakon emergjente e madje ai tha se tani është kohë mbijetese dhe jo kohë për bonuse.

E nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një prononcim për gazetën inFokus tha se ky vendim është i qëllimshëm dhe se veteranaët janë pjesë e shoqërisë të cilët po lihen anash.

“Ne i kemi bërë ftesë publike  që të përfshijë edhe veteranët në pakon emergjente, sepse janë pjesë e shoqërisë e lënë anash të cilët nuk e kanë as të drejtën të punojnë, me një fjalë janë kategori sociale. Ky vendim po më duket i qëllimshëm nga përfaqësuesi i Zotëri Kurtit, ministri i Financave, Bisnik Bislimi. Kurti madje as nuk i përshëndeti veteranët në manifestimet për ta, cfarë patrioti është ai”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera