Lajme

Haradinaj mesazh diasporës: Sot Kosova 100% shtet ka nevojë për ju

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 04 September 2019

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar me një mesazh diasporës.

Ai tha se dikur ka qenë vet emigrant por u kthye në kohët më të vështira për vendin.

Haradinaj tha se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet, ndërsa kërkoi mbështetje edhe në zgjedhjet e radhës së 6 tetorit.

-Advertisement-

“Diasporë e çmuar dikur kam qenë me ju prej atje kam ardhur në atdhe bashkë me shumë prej juve. Sot shumë prej atyre që erdhëm bashkë janë dëshmorë. Ju e ndihmuat luftën, lirinë, Kosovën me çdo mjet. Sot Kosova 100% shtet ka nevojë për ju”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera