Lajme

Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar luftëtarit të UÇK-së, Skënder Gashi

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 22 April 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në tubimin përkujtimor kushtuar luftëtarit të UÇK-së, Skënder Gashi, organizuar nga bashkatdhetarët në Eferding të Austrisë.

“Nderuam jetën dhe veprën e tij e cila ka qenë e mbushur me atdhedashuri, dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Si komandant i logjistikës në TMK, dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook

“Duke evokuar kujtimet më të mira për të, familjes Gashi i kam ndarë medaljen Post Mortem “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, shtoi ai.

-Advertisement-

I pari i AAK-së tha se Skënder Gashi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të rrugëtimit të përbashkët për liri e shtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera