Lajme

Haradinaj merr pasaportën shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 11 January 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është edhe nënshtetas i Shqipërisë që prej 24 prillit të vitit të kaluar dhe tashmë edhe me pasaportë shqiptare.

Mësohet se Haradinaj ka aplikuar 3 ditë më parë për pasaportë dhe pritet ta marrë në ditët në vijim, raporton BalkanWeb.

Vendimi është marrë pak ditë pasi ambasada e SHBA-ve në Kosovë, i refuzoi vizën amerikane, çka çoi në anulimin e një vizite të Haradinaj në shtetin Iowa.

-Advertisement-

Ky veprim i Haradinajt vjen pak kohë pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkoi pajisjen e shtetasve kosovarë me pasaporta shqiptare si kundërpërgjigje për vendimin e BE-së për të mos i liberalizuar vizat kosovarëve. Ndërkohë që nga ana tjetër, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e kundërshtoi këtë gjë, pasi sipas tij kjo do të dëmtonte jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën. /balkanweb/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera