Lajme

Haradinaj merr ftesë nga ShBA

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 16 January 2020

Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinajt, i ka ardhur një ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo për të qenë pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit”, të cilat do të zhvillohen më 6 shkurt, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë e personalitete të rëndësishme nga thuajse të gjitha vendet e botës.

-Advertisement-

Ftesa Haradinajt i ka ardhur nga anëtarët e Kongresit Amerikan, Tom Suozzi e John Moolenaar, shkruan gazeta inFokus.

E për dallim nga tash vitin e kaluar Haradinaj nuk kishte marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ani se kishte ftesë.

Kjo pasi nuk kishte arritur me kohë të pajiset me vizë, shkaku i qëndrimeve kundër taksës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera