Lajme

Haradinaj: Menjëherë pasi dhashë dorëheqje, e kam paralajmëruar Shpendin që të bashkëpunojmë

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 19 August 2019

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, kanë folur për koalicionin parazgjedhor që e formuan disa orë më parë, shkruan Periskopi.

Haradinaj ka treguar se kur filloi bisedimet me partinë e Ahmetit për të bërë koalicion zgjedhor.

“Kur ne dëshirojshim me e votu ushtrinë, LDK e VV mblidhnin nënshkrimet për të ma rrëzuar Qeverinë. Ishte PSD ajo që tha se nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listës Srpska”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Kryeministri në detyrë thotë se Shpend Ahmeti ishte ndër të parët që ai e ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje dhe ia ka treguar arsyet se cka e shtyu.

“Që atëherë i kam paralajmëruar që të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. I kam thënë Shpendit, Fatmirt dhe Behgjetit”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera