Lajme

Haradinaj: Me viza para vitit të ri

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 18 December 2018

Në një konferencë për media, Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.

Përderisa kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të vitit, Haradinaj është shprehur i bindur që Kosovës do t’i ipet liberalizimi i vizave, transmeton Gazeta inFokus.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi I dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalzimim jo shumë larg para viti të ri por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu pati kritika të ashpra ndaj ndërmjetësueses së dialogut Kosovë-Serbi, Federika Mogherini, pasi sipas tij ajo e ka rrezikuar dialogun.

“Unë e çmoj shumë si zyrtare të BE-së Mogherinin por pozicionimi ndaj saj është shume i çartë sepse ka rrezikuar rajonin. Është absurd me kërku nga Kosova me heq taksën qe e kemi të vetmen produkt edhe ne jemi njerëz edhe ne jemi vend qe na kanë izolu BE-ja. Mogerhini e ka ç’rregulluar dialogun, e ka rrezikuar investimin e BE-së në Ballkan, kjo ka qenë fjala qe ia kam thënë edhe asaj” , tha Haradinaj.

Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera