Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet shkurt se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.

Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për medie, shkruan Gazeta inFokus.
Kryeministri në Haradinaj pritet qëtë propozojë para qeverisë në detyrë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS.

 

-Advertisement-

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

Këto shpenzime tutje bëhet e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve/Gazeta inFokus/