Lajme

Haradinaj mbledh kryetarët e degëve të AAK-së,  ka një porosi për partitë tjera

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 23 February 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë kësaj jave zhvillova takime me nënkryetarët e aleancës si dhe me disa kryetarë të degëve, ku temë diskutimi në këto takime ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme në AAK.

Haradinaj ka thënë se ka takuar kryetarët e degëve të AAK-së, Xhafer Gashin, Faton Jakupin, Zaim Belën, Besnik Shalen, Vehbi Imerin, Fatmir Shurdhajn, Selami Saitin, Nehat Maxhunin, Rexhep Kadriun, Lulzim Kabashin, si dhe me kryesinë e degës së Mitrovicës dhe Podujevës.

“Gjithashtu, me Grupin Parlamentar të AAK-së diskutuam për hapat e mëtejmë, si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrim si AAK, në mbrojtje të taksës. Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera