Lajme

Haradinaj mbështet xhudistët Kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 29 November 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj , sot është takuar me ekipin olimpik të Kosovës, i përbërë nga kryetari i federatës së xhudos Agron Kuka , kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi , trajneri Driton Kuka, dhe xhudistët të cilët kanë arritur norma olimpike.

Haradinaj është zotuar se nuk do ti lërë vetëm ‘’ heronjtë ‘’ tanë që na bëjnë krenar, dhe se do të krijoj kushte më të mira për ta.

Ja postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në Facebook:

-Advertisement-

Gjeneratës së artë të xhudos me normë olimpike të prirë nga strategu Driton Kuka, pata kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të thella, për ngritjen e Kosovës në brend botëror në këtë sport. Vetëm këtë vit i kanë sjellë vendit 21 medalje, duke e lartësuar flamurin tonë. U zotova se heronjtë tanë, që na bëjnë krenarë dhe na japin vullnet për të tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara, nuk do t’i lëmë vetëm në këtë maratonë suksesesh, duke u krijuar me urgjencë kushte të volitshme infrastrukturore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera