Lajme

Haradinaj mashtron qytetarët për energjinë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 29 December 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi të dielën e kaluar në orët e mbrëmjes KEK-un, ku edhe bëri një marrëveshje me drejtorin e kësaj kompanie, Arben Gjuka për mosndërprerje të energjisë elektrike si dhe për mos rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Mirëpo duket se deklaratat e marrëveshjet e kryeministrit Haradinaj janë vetëm sa për sy e faqe ose për të fituar poena politik, pasi që qytetarët janë ankuar se kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Madje disa prejt tyre në mënyrë anonime i thanë portalit arbresh.info se dyshojnë që edhe ka pasur ngritje të çmimit pasi që fatura këtë muaj siç thanë ata, u ka ardhur më e lartë.“Këtë muaj më ka ardhur fatura dyfish më shumë se muajin e kalaur. Kjo nuk shtë normal, ata na thanë se do të jetë më e lirë pasi që më nuk do të paguajmë rrymë për veriun. Lëre më që ka ardhur fatura më çmim më të lartë por edhe ndërprerje të vazhdueshme kemi”, ka thënë një qytetar i Prishtinës i cili ka dashur të mbetet anonim.

-Advertisement-

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se nuk ka pasur ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Tarifat e miratuara nga ZRRE janë si më poshtë dhe nuk ka asnjë çmim tjetër për kilovat. Pra, konsumatorët shtëpiak për faturat e dhjetorit i kanë tarifat 6.75 centë për tarifën e lartë dhe 2.89 centë për tarifën në sistemin dytarifor dhe 5.32 centë nga 5.52 centë për sistemin një tarifor, përderisa tarfia fikse është 1.74 centë nga 1.8. Nëse e keni fjalën për vlerën e përgjithshme të faturës, atëherë ajo varet nga shpenzimi mujor për secilin konsumator. Aty ndikojnë shumë faktorë. Dihet se Dhjetori është muaj më i ftohtë se Nëntori dhe një pjesë e konsiderushme e konsumatorëve po ngrohen me energji elektrike. Ne kemi bërë apele të vazhdueshme që të mos e bëjnë këtë sepse po sjellë edhe ngarkesa të mëdha në rrjet, i cili nuk është i dizejnuar për ngrohje”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa lidhur me marrëveshjen e kryeministrit Haradinaj me Arben Gjukën për të mos pasur më mosndërprerje të energjisë elektrike, Buzhala ka thënë se ndërprerja vjen si pasojë e prishjeve në disa lokalitete.“Nuk mund të komentojmë për marreveshjet Qeveri- KEK. Sa i perket furnizimit, sot ka prishje në disa lokalitete për shkak të erërave të forta, pra kushteve të rënduara atmosferike”, ka thënë ai

.Lulzim Beqiri njoës i çështjeve ekonomike në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se sado që kryeministri po thotë se ka arritur marrëveshje për mosndërprerje të energjisë elektrike, praktikat e tilla nuk po ndodhin.

“Mendoj se Kryeministria Haradinaj ka një vullnet të mirë për të mos i lënë në terr qytetaret e vendit, sidomos në ditët e festave, mirëpo kjo në praktikë nuk është ka ndodh, ka ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, çka edhe e ka rritë shqetësimin e qytetarëve, gjithashtu ka ankesa edhe nga bizneset për ndërprerje të shpeshta. Sipas një analize nga Oda Ekonomike e Kosovës bizneset kosovare humbin hiq më pak se 300 milionë euro në vit nga mungesa e energjisë elektrike, për këtë edhe energjia elektrike llogaritet si barrierë e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë ai.Beqiri ka shtuar se qytetarët po vazhojnë të mashtrohen se do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Premtime nga Institucionet e vendit, por në fund po mbesin të zhgënjyer qytetarët, dhe mendoj se nuk është praktikë e mirë me i maltretu qytetarët, ka ardhë koha e punës jo e premtimeve dhe mashtrimeve me ndjenja të qytetarve të cilëve përveq që po ju ndalet rryma janë edhe të dëmtuar në aspektin financiar. Siç jemi në dijeni, konsumatori kosovar ka paguar edhe energjinë elektrike të shpenzuar nga komuniteti serb”, theksoi ai duke thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte që të ketë furnizim të rregullt pasi që sipas tij Kosova ka kapacitete për këtë.

“Kosova ka kapacitete të furnizojë vendin me energji, por kriza e fundit shpërfaq edhe një problem që edhe Kryeministri i vendit e potencoi në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës, ka interesa që po e pengojnë këtë zhvillim.

Sipas Kryeministrit, ka sekser që kanë interes të pengojnë çdo prodhim të energjisë. Duhet një intervenim serioz edhe i prokurorisë sepse ka pretendime se ka keqpërdorime në këtë gjigant”, është shprehur Beqiri.

Këtë vit, një prej temave më të përfolura ka qenë energjia elektrike.Në muajt e fundit të vitit qytetarëve të Kosovës iu bë me dije se ata po paguanin edhe për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në katër komuna në veri.

Kjo shkaktoi indinjatë tek konsumatorët të cilët edhe organizuan një protestë në Prishtinë për të kundërshtuar këtë praktikë.Kësisoj, nga 1 dhjetori është shfuqizuar vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjsë Elektrike që qytetarëve të pjesëve të tjera të Kosovës tu faturohet energjia elektrike e shpenzuar në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera