Lajme

Haradinaj: Majlinda, ikona e pamposhtur e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 22 February 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur krenar për suksesin që sapo arriti Majlinda Kelmendi sërish.

“Ikona e Kosovës e pamposhtur edhe në Grand Slam Dusseldorf në Gjermani. Krenar për nderin që po ia sjell vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Majlinda ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Dyselldorf të Gjermanisë.

-Advertisement-

Ajo e ka mposhtur me Ipon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera