Lajme

Haradinaj: LVV duhet ta kuptojë se rënia e votave të saj nuk është rastësi

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 22 November 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me rënien e votave për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale në krahasim me ato parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka përmendur pasojat që sipas tij çuan te rënia e votave për partinë e Albin Kurtit.

“Ky rezultat nuk është rastësi, Vetëvendosje duhet ta kuptojë këtë. Vetëvendosje s’është e mirë në qeverisje, por si opozitë di ta bëjë punën e mirë. Qeverisja Kurti ka bërë disa devijime, duke nisur nga premtimet e shumta për qytetarët, se do ta luftojë korrupsionin, se s’do ta bëjë dialogun”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Kryetari i AAK-së gjithashtu tha se bartja e përgjegjësive për humbje në zgjedhje te niveli lokal nga kryeministri Kurti është e gabuar.

“Rezultati nuk është fare rastësi dhe Kurti gabon nëse tenton ta bart përgjegjësinë vetëm te niveli lokal. Është një rënie e madhe, po flasim mbi dy të tretat e votave që ka humbur Kurti”, tha Haradinaj në Kanal 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera