Lajme

Haradinaj: Luftëtarët nuk kanë pse të frikësohen

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 11 December 2018

Lidhur me ftesat e ish-komandatëve dhe ish-luftëtarëve të UCK-së në Gjykatën Speciale për intervistim ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Për aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, Haradinaj ka thënë shkurt se nëse luftëtarët e lirisë i besojnë vetës se tyre, ata nuk kanë arsye të frikësohen.

Ndërkaq për dorëheqjet e kryetarëve serbë të komunave, ka thënë se kjo është një situatë pa vendim, raporton.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se tërheqja e tyre nuk mund të merret si zyrtare, dhe se në të njëjtat shkresa Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”.

Ai po ashtu ka thënë se këto dorëheqje nuk mund t’i dërgojë njëherë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se të njëjtat mund të kthehen prapa si kërkesa pa bazë ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera