Lajme

Haradinaj – Kurtit për ndaljen e udhëtimeve: Zbrit në tokë o kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 27 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me masat e reja te vendosura nga qeveria kundër COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se ndalimi i udhëtimeve nuk e ndalon përhapjen e virusit.

Gjithashtu ai tha se qeveria jonë po i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore.

-Advertisement-

“Zbrit në tokë o Kryeministër”, përfundoi deputeti i AAK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera