Lajme

Haradinaj-Kurtit: Nëse ke dasht të shpëtosh nga Asociacioni kjo nuk është rruga e duhur

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 November 2022

Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se arritja e marrëveshjes për targa nuk e zgjidh çështjen e veriut sepse tani duhet të gjendet zgjidhja sesi të kthehen serbët në institucione.

Ai ka thënë se nëse Kurti me veprimet e tij të fundit ka dashur të shpëtoj nga Asociacioni kjo nuk është rruga e duhur.

“Dje me marrëveshje nuk është zgjidhur situata në veri, sfida që na pret është kthimi në institucione i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës. Unë e kam ditur se do të vijmë te një marrëveshje e tillë pasi e kam dëgjuar Eskobarin që kanë thënë se sovraniteti, nuk është i negociushëm, mos të eksperimentojmë. Mos mendoni që ndonjë ide tjetër na shpëton nga Asociacioni, nëse doni me shpëtu urdhëroni ulemi bisedojmë bashkë por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”, ka thënë Haradinaj në kuvend.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera