Lajme

Haradinaj: Kurti po tenton ta mashtrojë opinionin

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 19 February 2020

Shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për shfuqizimin për përfitimet e zyrtarëve pas përfundimit të mandatit.

Sipas Haradinajt ky vendimi nuk ishte i marrë në kohën e Ramush Haradinajt, por në kohën sa Isa Mustafa sa ishte kryeministër, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se ky është një mashtrim i radhës nga Kryeministri Kurti.

“Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera