Lajme

Haradinaj: Kurti ka blerë banesë 400 mijë euro në Norvegji

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 04 November 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Haradinaj ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë euro.

Haradinaj në RTV Dukagjini i është kundërpërgjigjur deklaratave të Kurtit se ai ka blerë tokë në vlerë prej tre euro ari.

“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë. Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem”.

-Advertisement-

“Turp është me marrë rrogën e Kosovës, me ble banesë në Norvegji, ky asnjë pronë se ka ble në Kosovë, ky banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kom ble tokën që ma kanë marrë jugosllavët dikur, e kom rible teme, në respektim të shtetit edhe ligjeve të shtetit tim. Tani a është turp dhe a dëgjon elektorati”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera