Lajme

Haradinaj: Kurti ka bërë pazare me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 28 February 2020

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kurti ka bërë pazare me Vuçiqin rreth heqjes së taksës.

Haradinaj e ka quajtur vendimin e Kurtit për heqjen e taksës ndaj Serbisë një mashtrim nga ai.

Kujtojmë që Kurti, ka prezantuar mbrëmë një sërë masash për heqjen graduale të tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina duke filluar me heqjen e tarifës ndaj lëndës së parë që importohet nga këto shtete duke filluar nga 15 marsi./Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera