Haradinaj: Kurti dhe VV refuzuan gazin amerikan – me Martinin dhe të tjerë favorizuan kompanitë e Stanishiqit dhe Rankoviqit

Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 28 April 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se skandali i Martin Berishajt, tregon se Vetëvendosje ka favorizuar kompanitë e energjisë të të lidhura me Stanishiqin dhe Rankoviqin.
“Sot kur flasim për një emër Martin Berishaj, nuk po flasim vec për atë emër por e kemi hallin te forca politike që udhëheq Kosovën, e cila ka qenë kundër investimeve në energji tash e 20 vjet. VV e ka pasë të qartë prej filleve të veta se është kundër investimeve në energji. Këta, VV, ishin kundër edhe gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë, i investumë prej pareve të presidentit të Amerikës. I vetmi udhëheqës shtetëror në kontinentin tonë, që ka refuzu gazin amerikan”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu ka thënë se të gjitha këto fakte që i ka cekur tregojnë se Vetëvendosje ka qenë konsistente në një politikë që është kundër investimeve, kundër energjisë amerikane.
“Të gjitha këto fakte që i ceka shpejt pa iu marrë tepër kohë, tregojnë se VV ka qenë konsistente në një politikë që është kundër investimeve, kundër energjisë amerikane, kundër investimeve në burime. Pyetja shtrohet: kah i kanë marrë këta njerëz informatat apo këshillat? Kush ka ndiku në trunin e këtyre njerëzve? Që janë shumë të menqëm, nga i ka ardhë ndikimi? Përgjigjen e kemi marrë tani, në transkasionet e një mendimtari të Vetëvendosjes, që ka ndikim në vendimet e këtyre. Me siguri nuk është i vetmi dhe nuk e ka bërë vetëm për vete transaksionin. Bëhet fjalë për një mendësi e cila në vazhdimësi e ka paralajmëru Kosovën se njerëz të Kosovës pushtetarë të Kosovës mbrojnë interesa të të tjerëva. Po del pra që VV mbron interesa të kompanisë të njerëzve të Stanishiqit dhe Rankoviqit. Ata që në VV duan ta thonë të kundërtën, është mirë me dalë me iu tregu njerëzve”, ka thënë tutje Haradinaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sërish trazira në Jerusalem
Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetë...
-
E përplasi makina: Humb jetën 57-vjeçarja në Kamzë
Një 32-vjeçar, banues në Kamzë është vënë në pranga ditën e sotme pasi përpla...
-
Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zy...
-
Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë s’kanë lidhje me krizën globale të ushqimit që po shpaloset
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se sanksionet perëndimor...
-
100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor...
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...