Lajme

Haradinaj kujton rrethimin e Institutit Albanologjik të Kosovës në vitin 1994

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 08 March 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar rrethimin e Institutit Albanologjik të Kosovës në vitin 1994 nga forcat serbe.

Ai tha se asokohe ato forca janë përpjekur që të uzurponin ndërtesën e Institutit.

“Në marsin e vitit 1994, policia kriminale serbe rrethoi Institutin Albanologjik të Kosovës, që ishte një simbol i diturisë dhe patriotizmit për shqiptarët. Të shumta në numër, forcat policore përpiqeshin të uzurponin ndërtesën e Institutit.   Kjo ngjarje e shënuar nga rezistenca e guximshme e punonjësve të Institutit, në krye me Profesorin Dr. Sadri Fetiu, theksoi përpjekjen e tyre të padiskutueshme për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe shkencore të Kosovës.  Rezistenca e tyre u bë një shembull frymëzues i krenarisë dhe vendosmërisë së intelektualëve shqiptarë, duke bërë jehonë të madhe në vend dhe përtej kufijve”, ka shkruar ai në “Facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera