Lajme

Haradinaj kujton çlirimin e Jabllanicës: Ushtarët serbë ikën të turpëruar nga UÇK-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 17 May 2023

17 maji shënon Ditën e Çlirimit të Jabllanicës së Dushkajës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në fjalën e tij tha se liria që e gëzojmë sot është falë luftës së lavdishme të trimave të UÇK-së.

“Për familjet e dëshmorëve që pushojnë këtu, por edhe anembanë vendit, për luftëtarët, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që ndihmuan në lirinë e vendit tonë që ne të jetojmë në liri pas shumë shekujve, këtë e mundësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Haradinaj.

“Luftëtarët e Shqiponjës kanë qenë shumë të zotët. Secili prej tyre meriton që të tregohen zotësitë e tyre luftarake në luftë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Haradinaj tha se ushtria serbe ka ikur e turpëruar nga kjo betejë, duke i lënë aty të gjitha gjërat e tyre, edhe ato personale, njofton Klan Kosova.

“Ndoshta nuk është rastësi që Jabllanica e feston Ditën e Çlirimit në maj. Pra Jabllanica është rimarrë prej forcave serbe nga UÇK-ja, në këtë ditë dhe po në këtë kohë, ka qenë mesditë. Ushtria serbe kanë shënuar një turp të madh, pasi që kanë ikur këmbë dhe i kanë lënë këtu të gjitha pajisjet, edhe ato personale”, tregoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera