Lajme

Haradinaj kujton Bajram Rexhepin: Luajti rol konstruktiv në shumë procese të vështira

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 21 August 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Bajram Rexhepin në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj shkroi se ish-kryeministri Rexhepi do të mbetet gjithmonë në kujtesën shtetërore si personalitet që e shquanin virtytet e fisnikërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit.

“Ai iu përgjigj thirrjes së dyfishtë, profesionale dhe patriotike të luftës çlirimtare. Në një kohë përplot sfida, të rimëkëmbjes së vendit, mori detyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke luajtur rol konstruktiv në shumë procese të vështira politike. Përulem me respekt para kujtimit dhe veprës së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi”, shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera