Lajme

Haradinaj kujton 49 civilët e masakruar në Beleg

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 29 March 2021

Kreu i Aleancës pë Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën  e Belegut të Deçanit 22 vite më parë ku mbetën të vrarë 49 civil shqiptarë, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka shkruar se 49 shqiptarë nuk u kursyen edhe pse ishin të paarmatosur.

“Liria erdhi me çmim shumë të lartë!29 marsi, na kthen në kujtesë martirizimin e dyzetenëntë motrave e vëllezërve tonë në Beleg të Deçanit. Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët.29 marsi, na kujton përballjen heroike në Shishman të Bokes, rënien e katërmbëdhjetë bashkëluftetarëve nga Dukagjini, Pashtriku e Drenica.Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë e tij.Duke u përulur para kësaj sakrifice, mbetet obligim i joni që të angazhohemi si shoqëri e shtet, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vendosjen e drejtësisë për ta.Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera