Lajme

Haradinaj kryeministër, ose zgjedhje të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 16 June 2017
Kryetari i nderit i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Gjergj Dedaj, ka thënë se Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministër i vendit.
Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Haradinaj është meritor për këtë pozitë.

“Bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, në luftën e tij për liri, sakrificat familjare, shpalljes së pafajësisë dhe dëshmimin e pastërtisë së UÇK-së në Tribunalin e Hagës, kësaj radhe Ramush Haradinaj, duhet të jetë me meritë kryeministër ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Dedaj, i cili ka postuar edhe një fotografi ku shihet ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj.

Dedaj aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Administrim dhe Pushtetit Lokal.

PLK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit pati nënshkruar marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për t’ia dhënë mbështetjen në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera