Lajme

Haradinaj kritikon Osmanin për paraqitjen e fundit televizive: Presidente koti, sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 09 September 2024

Kryetari i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se presidentja po bën përpjekje të për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin për dështimet qeverisëse.

Haradinaj e quajti Osmanin “një presidente koti” që sipas tij pas katër vjetësh zgjodhi të fliste për rëndësinë e partneritetit me SHBA-në.

“Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Ai tha se Kurti e ka ndihmuar agjendën serbe në Kosovë.

“As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera