Lajme

Haradinaj: Krenarë që jemi miq dhe aleatë me Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 29 September 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 32-vjetorit të rënies së murit të Berlinit, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në organizimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, shënuam 32 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë. Nga kjo ditë, demokracia u bë kryefjalë e Evropës, duke u paraprirë edhe proceseve tjera të rrënimit të sistemeve shtypëse komuniste”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

-Advertisement-

Ai tha se nga kjo ditë, demokracia u bë kryefjalë e Evropës, duke u paraprirë edhe proceseve tjera të rrënimit të sistemeve shtypëse komuniste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera