Lajme

Haradinaj: Kosovën dhe Izraelin e bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 09 August 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është tauar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ku u bisedua për raportet mes Kosovës dhe Izraelit.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, mbaron postimi i tij.

-Advertisement-

Izraeli e ka njohur Kosovën përmes marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar me 4 shkurt 2020.

E me 1 shkurt 2021 të shtetet kanë lidhur raporte diplomatike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera