Fokus

Haradinaj: Kosova prej vitit 2008 u dobësua, u dorëzua – rezultoi me qëllimin për copëtim territorial

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 14 September 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se ky plan ka ekzistuar dhe se është përkrahur nga njerëz të rajonit, dhe politikanë brenda Kosovës.

“Ka pasur një plan me nda Kosovën. Ky plan mendoj se është përkrah nga njerëz të rajonit, nga njerëz të Kosovës, gabimisht”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Konak”.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se copëtimi është ndalur sepse është kundërshtuar nga njerëzit që janë të gatshëm të sakrifikojnë për Kosovën.

“Qëllimi ka qenë copëtimi i Kosovës. Mirëpo, kuptohet u morën do goditje, u morën do pasoja. S’mundet me nda kush Kosovën, as në paqe, as mas shpine, as në front”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se përkundër se ishte nisur mirë projekti për bërjen e Kosovës, me Presidentin Rugova, nga 2008-a për Kosovën nisi një epokë jo shumë pozitive.

“Presidenti Rugova ka shku ka kërku ndihmë, për mos me ndodh krime. Në luftë, ne luftum. Bota iu përgjegj kërkesës sonë për liri. Deri në vitin 2008 ne çuam porositë e çarta për pavarësi, e na e dha pavarësinë. I bjen që pas 2008-ës, lidershipi ka shku rrugës së gabume. E ka pranu dobësimin e Kosovës, e ka pranu dorëzimin e Kosovës. E kam marrë detyrën në vitin 2017. Të gjtihë më kanë thënë s’mundemi pa dakordimin e Serbisë, se vonohemi, se është e pamundur”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera