Lajme

Haradinaj: Kosova ka përfituar nga taksa 100 përqind

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 04 December 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur publikimi e hulumtimit nga Agjencia Kosovare e Bizneseve.

Ai ka thënë se Kosova ka përfituar nga taksa 100%, dhe ndër të tjera e ka cilësuar vendosjen e taksës si vendimin më të rëndësishëm gjatë qeverisjes, shkruan gazeta inFokus.

“Lajm i mirë publikimi i hulumtimit “Taksa 100” i realizuar nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, i cili konstaton se Kosova nga ky vendim ka përfituar shumë si në aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues.

-Advertisement-

Taksa 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme që kemi marrë si Qeveri dhe falë kësaj, ne kemi orientuar ekonominë dhe bashkëpunimin tonë, me shtete partnere si Gjermania, që tani është importuesi më i madh në vend”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar qe sipas këtij hulumtimi taksa 100% konstatohet se ka rrit prodhimin vendor, punësimin, por edhe besimin në produktet vendore.

“Është inkurajues fakti që sipas këtij hulumtimi, konstatohet se taksa 100% ka rrit prodhimin vendor, punësimin, por edhe besimin në produktet tona, dhe ky ka qenë një nga synimet e mia si kryeministër, që ta zhvillojmë ekonominë e vendit, duke e rritur prodhimin vendor dhe duke hapur vende të reja pune”, është shprehur Haradinaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera