Lajme

Haradinaj: Kosova ka dëshmuar që është partner i Evropës

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 10 October 2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, , nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë-Departamenti i Evropës Juglindore, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë takim kryeministri në detyrë Haradinaj e ka njoftuar përfaqësuesin Special Bjørnstad, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë, duke theksuar faktin se me zgjedhjet e 6 tetorit Koaova ka dëshmuar që është partner i Evropës.

“Kosova me nivelin e treguar në zgjedhjet e 6 tetorit, në një proces kaq demokratik, fer dhe të drejtë, ka dëshmuar që është partner i Evropë, me të drejtë i takon kësaj familje të madhe dhe në këtë rrugëtim kërkon mbështetjen e Norvegjisë” thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Në këtë takim, është biseduar edhe për të arriturat e përgjithshme politike dhe ekonomike në vend, fuqizimin e rendit dhe ligjit, si dhe për përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane, derisa kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë, pa kushte, si proces i rëndësishëm për njohje reciproke, në kufijtë ekzistues dhe stabilitet në rajon.

“Kosova dhe Norvegjia kanë ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera dhe ky bashkëpunim yni do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fusha të ndryshme si, ekonomi, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, për proceset evropiane, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet fqinje.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, gjtihashtu theksoi faktin se institucionet e Kosovës kanë plotësuar të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, e që padrejtësisht qytetarëve tanë po i mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm.

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e  Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore, Arne Sannes Bjornstad, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë në shumë fusha, me theks të veçantë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera