Lajme

Haradinaj: Kosova i përket botës të cilës i prin Amerika

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 21 November 2019

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë ka takuar Kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-së në kuadër të KFORIT.

Haradinaj tha se pranimi si dhuratë i flamurit amerikan i cili është valëvitur në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve është një nder dhe privilegj.

Poashtu ai tha se Kosova i përket botës në të cilën i prinë Amerika dhe se do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.

-Advertisement-

“Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi. Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes”, shkruan Haradinaj në facebook./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera