Haradinaj: Kosova është treg i hapur për investime në energji të ripërtritshme
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 23 November 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën “Furnizimi me energji i sektorit të prodhimit në Kosovë: Energjia e ripërtritshme”, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, në të cilën theksoi se prodhuesit në Kosovë kanë qenë të lënë vetëm, jo vetëm sa u përket politikave fiskale dhe kreditore, por edhe në problemet tjera, siç është furnizimi me energji.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, konstatoi se problemi me energji elektrike është real dhe si pasojë e furnizimit të dobët me energji, humbjet e bizneseve shkojnë mbi 300 milionë euro në vit.
Duke e cilësuar si problem serioz ndërprerjen e energjisë, e që në shumicën e rasteve është e paparalajmëruar, kryeministri Haradinaj tha se Kosova e ka në urgjencë rritjen e kapaciteteve gjeneruese në tërësi, jo vetëm në atë të ripërtritshme.
“Kosova mund ta nisë një periudhë të qëndrueshmërisë së vet energjetike me kapacitetet e reja që janë paralajmëruar me “Kosovën e Re”. Por, “Kosova e Re” , kapacitetet, renovimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve të tashme, nuk i zgjidhin problemet e furnizimit me energji në tërësi, sepse akumulimi i energjisë është i pamundur të ndodh në rast se nuk ka burime alternative të energjisë, me këtë rast të ripërtritshme”, tha kryeministri Haradinaj.
Duke u ndalur te përkrahja e prodhuesve, kryeministri tha se Qeveria do të jetë partnere në punën e tyre dhe në të gjitha sfidat e përbashkëta.
“Vija e parë, apo fronti ekonomik janë prodhuesit, dhe bazuar në këtë, çështja e furnizimit do të trajtohet me kujdes. Ne kemi një operator, KEDS. Kam informata se investimet e deritashme kanë shkuar në atë që quhet tension i ulët që u dedikohet amvisërisë ose familjeve. Koha që vjen, investimet e parapara, që janë rreth 20 milionë, do të shkojnë në atë që është tension i mesëm dhe që mund t’i mbërrijnë bizneset, në këtë rast prodhuesit”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai po ashtu tha se Qeveria do ta shtojë kujdesin, bashkëpunimin dhe dialogun e përhershëm me operatorin, por edhe me të gjithë akterët tjerë, që furnizimi me energji të jetë i garantuar, i qëndrueshëm që të mos shkaktojë humbje.
Në këtë konferencë, kryeministri Haradinaj tha se përveç politikave fiskale dhe atyre kreditore të cilat duhet të trajtohen në vazhdimësi, me rëndësi është edhe lirimi i prodhuesve prej taksave.
Ai tha se Kosova është treg i hapur për investime në energji të ripërtritshme dhe ka interes për këto investime.
“Ne i kemi mirëprit investitorët e deritashëm, por poashtu jemi këtu që t’i përkrahim në të ardhmen këta investitorë në energji të ripërtritshme”, tha kryeministri, duke potencuar se Qeveria do të jetë e fokusuar në të gjitha politikat që parashihen ta lehtësojnë furnizimin me energji të ripërtritshme.




T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































