Lajme

Haradinaj: Kosova është me fat që ka kaq shumë njerëz dhe organizata të vullnetit të mirë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 16 December 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë ka njoftuar së është takuar me themeluesit e Shoqatës Humanitare “Edhe Unë Dua të Jetoj”.

Haradinaj tha se kjo shoqatë prej vitesh ka kontribuar në fushën e humanizmit.

Ai gjithashtu tha se Kosova është me fat që ka kaq shumë njerëz dhe shoqata të vullnetit të mirë.

-Advertisement-

“Kjo shoqatë dhe drejtuesit e saj, prej vitesh kanë dhënë kontribut të çmuar në fushën e humanizmit dhe bamirësisë, duke përkrahur familjet dhe personat në nevojë. Është inkurajues puna e deritashme e kësaj shoqate në aktivitetet humanitare në gjithë Kosovën por edhe përtej saj. Shpreha përkushtimin tim dhe të institucioneve të vendit, për mbështetjen e nevojshme për ta vazhduar këtë mision të tyre. Si Kosovë, jemi me fat që kemi kaq shumë njerëz dhe organizata të vullnetit të mirë, për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera