Lajme

Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë, nëse ka njohje reciproke në kufijtë aktual

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 20 November 2019

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë ka takuar Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno.

Haradinaj tha se më të biseduan për hapat e mëtejmë në dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta inFokus.

Ai në këtë takim tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse që rezulton më njohje reciproke në kufijtë aktual.

-Advertisement-

“Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj në facebook./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera