Lajme

Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë dhe të hyje në BE

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 27 September 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u ka bërë me dije së Kosova është e fokusuar të hyjë në hartën e BE-së.

Ai këto i bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, shkruan gazeta inFokus.

“Qeveria e Kosovës, energjinë e saj, e ka të fokusuar në përmbylljen e të gjitha temave të brendshme, që ia mundësojnë Kosovës të hyjë në hartën e BE-së. Këtë e bëra të qartë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, në kuadër të vizitës sime zyrtare në ShBA.”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

I pari i Qeverisë së Kosovës ka shkruar gjithashtu se Kosova është e inetersuar të arrijë marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb.

“Përpara liderëve të rajonit dhe atyre nga vendet europiane theksova se Kosova, si faktor paqeje e stabiliteti dhe e angazhuar për fqinjësi të mirë, është jetësisht e interesuar ta arrijë në afat optimal marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të përmbyllë të gjitha reformat në vend.”, ka përfunduar ai./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera