Lajme

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, me rendësi të veçantë për kombin

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 14 Nëntor 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Manastirit shënoi një fillim të rëndësishëm në identitetin shqiptar.

Haradinaj këtë deklaratë e ka bërë në 115-vjetorin e konferencës akademike në qytetin e Manastirit që për qëllim kishte standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

“Para 115 vitesh në Manastir, nisi puna për krijimin e një alfabeti të përbashkët shqip. Kongresi i Manastirit, me patriotë dhe intelektualë nga gjithë trojet shqiptare, u bashkua për një kauzë historike. Ky kongres shënoi një fillim të rëndësishëm në identitetin tonë shqiptar, duke bashkuar të gjithë pa dallim për një qëllim të madh kombëtar”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy