Lajme

Haradinaj komenton rrëfimin e Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 12 January 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe për rrëfimin e mbrëmshëm të dëshmitarit të mbrojtur nga Prokuroria Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili foli për vrasjet e pasluftës.

Haradinaj para mediave tha se është i habitur me deklaratat e Mehmetit.

“U habita me deklarimet e tij, të gjitha ato deklarata është dashur të jenë materie e gjyqtarëve e prokurorëve, e jo të bëhej spektakël medial”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai shtoi se në sisteme të drejtësisë serioze nuk lejohet që një person nga burgu të japë një intervistë të tillë në media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera