Lajme

Haradinaj kokë më kokë me Papën në Ramazan

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 23 May 2018

Kryeministri i 96 për qind myslimanëve të Kosovës ka zgjedhur që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ta vizitoi Vatikanin, Selinë e Shenjtë të krishterimit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të mërkurën në orët e paradites me Papa Françeskun.

Takimin e ka konfirmuar Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Ndërsa merret vesh se Haradinaj e Papa Françesku kanë zhvilluar një tkaim të ngrohtë në të cilin kryeministri e ka falënderuar Atin e Shenjtë për përkushtimin e tij në raport me vlerat e përbashkëta.

Ndërsa një ditë më parë, siç ka njofuar Haradinaj, ai është pritur në Selinë e Shenjtë edhe nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Në këtë takim ai tregon se kanë shprehur qëndrimin edhe për orientimin e së ardhmes së Kosovës, në rrafshin diplomatik, shkruan Infokusi.

“Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook Haradinaj, raporton Infokusi.

Ai i ka shprehur Kardinalit Parolin, përkushtimin e Kosovës “që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike”.

Sipas Haradinajt shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë. Ndërsa, liria fetare dhe orientimi euro-atlantik janë vlera të pacenueshme./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera