Lajme

Haradinaj: Klina e sigurtë për kryetarin Zenun Elezaj

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 10 November 2021

Fushata zgjedhore e raundit të dytë që do të mbahet me 14 nëntor, ka filluar tash e dy ditë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar në komunën e Klinës, ku ka takuar kandidatin për kryetar të kësaj komune, Zenun Elezaj.

Haradinaj i shoqëruar nga kryetari Zenun Elezaj, kanë ecur në sheshin e qytetit dhe kanë biseduar me qytetarë të Klinës.

-Advertisement-

Kreu i AAK-së, kë thënë se Klina është e zigurtë për kryetarin Zenun Elezaj me 14 nëntor.

“Klina e sigurt për 14 nëntor. Të gjithë për kryetarin Zenun Elezaj – 121”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera