Lajme

Haradinaj kërkon që të gjithë ta nderojnë Ibrahim Rugovën

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 02 December 2019

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës me rastin e ditëlindjes së ish presidentit Ibrahim Rugova ka bërë homazhe duke vendosur kurora me lule pranë shtatores së tij në Prishtinë.

Haradinaj me këtë rast ka kërkuar që të gjithë të nderojnë ish presidentin Rugova, shkruan gazeta inFokus.

“Secili prej nesh, institucionet tona për herë do ta nderojnë liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore dhe Presidentin historik të vendit, Dr. ibrahim Rugova”, shkruan kryeministri në detyrë.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjintet janë bazament i shtetit të Kosovës.

“Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve. Sot në shënim të ditëlindjes së Dr. Rugovës, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh te shtatorja e Presidentit Rugova”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera