Lajme

Haradinaj kërkon ndërprerjen e menjëhershme të projektit për Lumbardh

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 25 February 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Shefi i ekzekutivit ka njoftuar për këtë vendim, pas protestës e cila u zhvillua në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin ne fjalë.

Sipas tij, projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

-Advertisement-

“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis”.

“Projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera