Lajme

Haradinaj kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 15 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Austria vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës për arritjen e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE dhe nisen e Partneritetit për Paqe.

Ajo këto komente i ka bërë në një takim me delegacionin nga Partia Popullore Austriake.

“Shpreha nevojën për mbështetje të mëtutjeshme të Austrisë në aspiratën tonë për integrim euro-atlantik, arritjen e statusit vend kandidat në BE dhe nisjen e Partneritetit për Paqe. Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik dhe ekonomik, duke zgjeruar kështu miqësinë e veçantë dhe avancimin e raporteve mes shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka falënderuar këtë delegacion i cili përbëhej nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera