Lajme

Haradinaj kërkon finalen e madhe Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 14 February 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat në Mynih, raporton Gazeta inFokus.

Në një shkrim në Twitter Haradinaj ka deklaruar së tani është koha për finalen e madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell  dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të  hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera