Lajme

Haradinaj kërkon drejtësi për vrasjen në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 08 August 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku të vdekura kanë mbetur një grua së bashku me vajzën e saj, me dyshimin se kjo vrasje është kryer nga bashkëshorti i gruas.

Haradinaj ka kërkuar që përgjegjësit e krimit të marrin përgjigjen e duhur para drejtësisë.

“Privimi i jetës së dikujt është veprimi më jo njerëzor dhe më i papranueshëm. Si Kryeministër i vendit, e dënoj fuqishëm vrasjen e nënës dhe vajzës së saj në Brekoc të Gjakovës. Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia”, ka shkruar Haradinaj, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Sipas Haradinajt, Kosova është një vend i barabartë për të gjithë dhe veprime të tilla i godasin të gjithë, pa dallim gjinie.

Lexo edhe:

Abelard Tahiri për vrasjen në dyfishtë në Gjakovë: Ata që kanë neglizhuar do të dalin para përgjegjësis

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera