Haradinaj: Kërkesat e sindikalistëve do të adresohen në takimin e parë të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 01 May 2018
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Avni Hajdini.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi angazhimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si dhe protestën e sotme, të cilën e konsideroi si të dinjitetshme dhe në shërbim të realizimit të të drejtave të punëtorëve.
Kryeministri Haradinaj u zotua se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i BSPK-së në përmbushjen e kërkesave të BSPK-së.
“Në mbledhjen e parë të Qeverisë do të ngritën shqetësimet e shprehura nga ana juaj. Nuk do të rrimë në pritje dhe do të ndërmarrim veprime konkrete në realizimin e kërkesave për të drejtat e punëtorëve në vend”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj duke i siguruar që të gjithë do të kenë trajtim të barabartë, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i trajtoj me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Nga ana e tij, kryetari BSPK-së, Avni Hajdini, kërkoi mbështetjen e kryeministrit Haradinaj që të respektohen të drejtat e punëtorëve, respektimi i orarit të punës si dhe të mos ketë diskriminim në pagë.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...