Lajme

Haradinaj: Kam informacione se nuk jam më subjekt i hetimit nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 03 December 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sonte deklaroi se ka informacione se nuk është më subjekt i hetimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Interesimi i tyre është më shumë në njohuritë e mija, jo si i dyshuar. Kam informacione se nuk jam më subjekt i hetimit nga Dhomat e Specializuara. Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje, më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, tha Haradinaj në Pressing.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik 2019, pasi ftesës së marrë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

-Advertisement-

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera