Lajme

Haradinaj-Kadares: Vepra juaj do t’i mbijetojë shekujve

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 28 January 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes së 82-të,duke thënë se dëshiron që lexuesit t’i jap ende perla nga arti i tij i madh letrar.

Ai ka shkruar në facebook se vepra madhore e Kadares do t’i mbijetojë shekujt.

I dashur Ismail Kadare,

-Advertisement-

Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.

Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;

Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;

Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.

I dashur Kadare,

Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera