Lajme

Haradinaj ka një kundërpërgjigje për Bajqinovcin: Pyete Kurtin si e gjetën me qebe me dy operatorë serbë në veturë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 01 August 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur sërish një pretendim se në vitet e para të pasluftës, kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti, ishte zënë i mbuluar me një batanije, në një veturë me dy operativë serbë.

Haradinaj e ka përmendur përsëri këtë rast, duke iu përgjigjur disa komenteve të deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

“E pyes z. Bajqinovci me na tregu edhe për shefin e tij të mbulum me qebe kur e kanë gjetë ne Dollc të Klinës, me meze e pije, tu shku te dy operativë serbë, le ta pyet atë, të na tregojë për këtë informatë, le të na tregon pse fshehen këto, mendoj se është mirë.”

-Advertisement-

“Te Bajqinovci e deputetë tjerë, këto i kanë të shkrume prej Dejones, çka me thënë, nuk flasin prej mendjes, pa e marrë porosinë, heshtin. Mendoj që Kurti veprimin më të mirë përpos dorëheqjes, të paktën kish mujt me e liru Kosovën me e çliru nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali Bajqinovcit e Bajqinovcave të tjerë po u them se në qeverisjen time është realize statuti i Trepçës, ushtria, pavarësimi energjetik, Radojiçiq është ndjek nga ligji, nuk është kthy në Kosovë asnjëherë gjatë qeverisjes sonë, e ndërtoi vilën e madhe në kohën e Qeverisjes Mihali, Bajqinovci, Kusari dhe Kurti, mori guxim me sulmu Kosovën ku humbi jetën një zyrtar policor i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera