Lajme

Haradinaj: Ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 07 June 2017

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova!

Haradinaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se “mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anembanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët”.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

-Advertisement-

“Ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova!

Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anëembanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë, që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, që Kosova ta marr në afatin sa më të shpejt liberlizimin e vizave, që Kosova njëherë e përgjithmonë t’i ndal agjendat dashakeqe të Serbisë për Kosovën, që Kosova të përshpejtojë rrugën e saj drejt intergimit evro-atlantik. Nuk po flasim për projekte, por për të drejtën tonë si shtet dhe qytetarë të vendit!

Ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova! Jemi bërë bashkë, jemi përcaktuar për një Kosovë të re e qeverisje proaktive!

Me 11 qershor Kosova vendos për ndryshim dhe fillimin e ri, – me Koalicionin e fitores, me numrin 12!

Bashkëbisedoni, flisni, thuajuni familjarëve dhe miqve tuaj, se vota juaj më 11 qershor vlen shumë, por edhe se kjo votë është shumë më shumë – është një vendim për të ardhmen e Kosovës. #KohapërFillimineRi!”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera